Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin tonë.
“Policia e shtetit është dëmtuar nga politika, agjentura e zbulimit ka vdekur”, – tha Klevis Balliu.
Ai u shpreh gjithashtu se:“Qeveria Rama po rrit një brez me pistoletë në xhep dhe drogë, pasi ky pushtet nuk ka luftë me krimin por është bashkë me të.”
“Policia e shtetit është dëmtuar nga politika, agjentura e zbulimit ka vdekur. Policët e vjetër specialistë shihen si të vdekur, shkollimi i Ardi Veliut është shkollim ushtarak. Këtu vdesin njerëz çdo ditë dhe askush nuk mban përgjegjësi, pasi kupola e policisë së shtetit është e korruptuar. Qeveria Rama po rrit një brez me pistoletë në xhep dhe drogë, pasi ky pushtet nuk ka luftë me krimin por është bashkë me të.
Fotoja e djeshme e Ramës me Velipojën nuk ishte e vërtetë pasi fotoja ishte e gjakosur. Ky nuk është një rast i izoluar pasi sa djem të rinj kemi të vrarë sot. Gjatë pandemisë është rritur trafiku i drogës, drama e këtij vendi është se brezi i ri është i apasionuar pas drogës. Nuk është rasti i parë që Rama e bën këtë gjest pasi ai ka konceptin e gangsterit, pasi falti është ky në 8 vite është rritur krimi dhe droga,” – tha Balliu.
Diskutime rreth kësaj post