Një tjetër konflikt është regjistruar në jug të vendit për sa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.
Sipas policisë mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:00 në Drimadhë, janë djegur 60 shezlonge të një biznesi të vogël në pronësi të shtetasit B.D.
Burime për abc news bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe se shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare në këtë zonë.
“Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D”, – njofton policia
Ky konflikt vjen vetëm një ditë pasi në Velipojë, sherri për shezlongët mes pronarëve të bizneseve, u agravua në përplasje me armë ku mbetën të vdekur katër persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Diskutime rreth kësaj post