Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike të vendit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 2019. Sa i përket mundësisë që Komisioni i Venecias të marrë vendim për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet lokale të 2019 apo jo, avokati tha se diçka e tillë nuk ishte e mundur. Sipas tij nuk ekziston fakti i mbështetur në një ligj ku të tregohet se zgjedhjet kanë qenë të paligjshme apo antikushtetuese.
“Nëse Komisioni i Venecias drejtohet nga katundarë shqiptarë nuk e di se çfarë ndodh. Përsa u përket zgjedhjeve, ishin apo nuk ishin normale dhe anulimin e tyre, Komisioni i Venecias nuk mund të mbajë dot përgjegjësi se thotë më tregoni ligjin që kanë shkelur. Madje nuk tregojnë asnjë nen kushtetues që është shkelur. Shiko çfarë bëhet, kanë humbur zgjedhjet, nuk pranojnë zgjedhjet sepse janë shkelur. Gjykata thotë më thoni nenin që kanë shkelur, këta flasin përralla. Ata thonë se nuk ka marrë pjesë opozita dhe po të shkojë kjo si fakt i parë, Komisioni i Venecias do të habitet se thotë si ka mundësi që nuk e kanë lejuar. Këta menduan se do të krijonin kryengritje, nuk sollën as pështjellim por e lanë popullin pa asnjë lloj pushteti”, – tha Ngjela.
Ndërkohë kujtojmë se Ngjela u shpreh se kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk merr vesh shumë mirë nga ligjet. Ai tha se për shkak të frikës së reformës në drejtësi, është kërkuar destabilizim i vendit. Sipas Ngjelës, nëse fiton Shoqata e Bashkisë do të bëhen zgjedhjet vendore pasi është Venecia ajo që do të vendosë.
“Gjykata Kushtetuese quan shkeljen e presidentit pasi nuk mund ta zhvendos ai datën e zgjedhjeve. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk merr vesh nga ligje. Ata që kërkonin ata ishte destabilizimi i Shqipërisë shkak i frikës së reformës në drejtësi. Të dëmtuar nga kjo është Shqipëria. Në qoftë se fiton Shoqata e Bashkisë, do bëhen zgjedhjet vendore”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post