Kida është një ndër artistet femra më të suksesshme në showbizin shqiptar. Ajo, kohët e fundit realizoi një bashkëpunim me këngëtarin gjerman Samra, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.
Mirëpo, sa i përket jetës personale të Kidës publiku di shumë pak pasi këngëtarja gjithmonë është treguar e rezervuar në këtë aspekt.
Megjithatë, prej disa kohësh në rrjet po qarkullon lajmi se Kida ka nisur një romancë të re me futbollistin e njohur, Valon Berisha.
Shkak i këtyre zërave u bënë disa postime në rrjete sociale të shoqëruara me emoji zemre. Mirëpo, “Prive” ka mësuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se mes dyshes nuk ka asnjë ndjenjë dashurie. Të dy janë miq shumë të mirë, dhe asgjë më tepër dhe kaq.
Diskutime rreth kësaj post