Në vitin e shkuar numri i të punësuarve prej DAP u realizua në 139 përqind. Kjo e dhënë jepet në raportin e dorëzuar në parlament ku shtohet se institucionet hapën më shumë vende të lira sa plani. 619 persona janë larguar nga shërbimi civil, 17 prej të cilëve për shkak të masës disiplinore ose vlerësimit jo kënaqshëm.
Gjatë vitit 2020, pavarësisht pandemisë, Departamenti i Administratës Publike bën të ditur se pozicionet vakante janë plotësuar në masë të plotë, madje duke shkuar në 139 përqind.
Të dhënat janë bërë publike në raportin e dorëzuar në parlament ku bëhet e ditur se janë shpallur 357 pozicione të lira më shumë se plani.
Ndryshimi mes numrit të planifikuar dhe numrit të shpallur të vendeve vakante, vihet re më tepër në kategorinë ekzekutive, ku janë shpallur 982 pozicione, ose 314 më shumë se plani, thuhet në dokument.
Nga ana tjetër 619 punonjës janë larguar nga nëpunësi civil, ku 139 kanë dhënë dorëheqje dhe 137 kanë dalë në pension.
Diskutime rreth kësaj post