Sara dhe Atdheu, dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, që nga dalja e tyre si çift nga programi kanë bërë bujë të madhe mediatike, pasi ata janë ndarë shpesh-herë. Para disa ditësh, Sara i habiti të gjithë me deklaratën e saj pasi u shpreh se është beqare.
Këtë lajm fill pas saj e konfirmoi edhe Atdheu, i cili zbuloi se lidhja me Sarën ka përfunduar. Mirëpo, ata sërish nuk mundën të qëndronin larg njëri-tjetrit dhe u shfaqën sërish në publik së bashku. Por, mesa duket se kjo është disi si rutinë për çifin në fjalë, pasi ata janë ndarë sërish.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, Sara zbuloi se lidhja me Atdheun tashmë është një “etapë e mbyllur”.
“Nuk jemi bashkë. Nuk ka qenë lojë, pëlqimi ka qenë, thjesht mospërputhje karakteresh. Më duket sikur ka qejf më shumë brunet, kot u lodhëm ne të dyja, na iku gjithë mundi kot. Nëse do e gjeja në tradhti, do vazhdoja jetën time. Etapë e mbyllur Atdheu, ngelet respekti”, tha Sara.
Diskutime rreth kësaj post