Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili thotë se Edi Rama nuk është më kryeministër, por thjesht një megafon propagande. Në një postim në “Facebook” duke iu referuar statusit të kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm për Velipojën, Vasili shkruan se mashtrimi propagandistik është e vetmja gjë që ai bën dhe se realiteti ka zero rëndësi.
Postimi i Vasilit:
“Shqipëria pa kryeministër, por vetëm me megafon të neveritshëm propagande! Edi Rama nuk është më kryeministër, por thjesht një megafon propagande.
Mashtrimi propagandistik është e vetmja gjë që Edi Rama bën.Turpi i po stimit të sotëm të Edi Ramës për Velipojën, kur atje ndodhi një tragjedi e tmerrshme njerëzore, tregon qartë që propaganda kurdiset të punojë ndërsa realiteti ka zero rëndësi! Propagandë, propagandë, propagandë kjo është moto e vetme e Edi Ramës!
Shiheni postimin e Edi Ramës,flet vetë….!”, shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post