Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku humbën jetën 4 persona, gjatë një konflikti me armë për hapësirat në plazh. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari thotë se ngjarja tregon qartë dështimin e shtetit të Rilindjes. Sipas tij, Policia e ka humbur funksionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Deklarata e Braimllarit:
“Ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë në kulmin e sezonit turistik tregon qartë dështimin e shtetit të Rilindjes. Policia e Shtetit ka humbur funksionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, në parandalimin e ngjarjeve kri.minale.
Rilindja e ktheu Policinë e Shtetit në institucion statistikash dhe në strukturë elektorale në mbështetje të militantëve dhe grupeve kr.iminale të Rilindjes”, shkruan Braimllari.
Diskutime rreth kësaj post