Pas vendimit për ta çuar në Venecia çështjen e legjitimitetit të 30 Qershorit ka ardhur edhe reagimi i Gjykatës Kushtetuese. Institucioni sqaron se objekti dhe çështjet për të cilat u vendos të kërkohet opinion i Venecias janë të ndryshme nga çështjet e trajtuara në opinionet e mëparshme, të cilat Gjykata Kushtetuese pa dyshim i mban gjithmonë në konsideratë.
Gjykata kushtetuese thekson me tej se; Çështja mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm.
Gjykata kërkon që kjo çështje të mos politizohet dhe të pritet gjykimi. Ky reagim i gjykatës vjen pas diskutimeve se ekspertët e Venecias janë shprehur njëherë mbi këtë çështje pas dekretit të Presidentit Meta qe zhdekretoi zgjedhjet.
Në atë kohë venecia vlerësoi se bojkoti nga një palë politike nuk përbën argument për të anuluar zgjedhjet. Por gjykata kushtetuese argumenton se objekti këtë herë është i ndryshim, ndaj dhe duhet ekspertiza ndërkombëtare.
Diskutime rreth kësaj post