Pavarësisht fitores që korri në zgjedhjet parlamentare të 26 prillit dhe administrim të pushtet vendor, kryeministri Edi Rama ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore. Në 30 qershor të vitit 2019 Partia Socialiste fitoi 60 nga 61 bashki që ka në total Shqipëria, ndërkohë që opozita e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bojkotuan këto zgjedhje. Sot që flasim janë 6 bashki pa kryetar, për shkak se disa janë dorëhequr dhe disa janë shkarkuar nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, pasi kanë qenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Por gazeta ka mësuar se kryeministri Rama ka porositur bazën socialiste që të përgatiten për zgjedhjet të parakohshme vendore.
Sipas informacioneve, mësohet se të gjitha degët e PS në gjithë Shqipërinë, përveç procesit të hapjes së partitë dhe zgjedhjeve ë brendshme, po përgatitet edhe për zgjedhje vendore. Ky kushtrim mësohet se ka ardhur nga lëvizja e fundit që ka bërë Gjykata Kushtetues dhe debatit që ka shkaktuara ligjshmëria ose jo e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Kështu që i ndodhur përpara këtij presioni dhe nga frika e ndonjë surprizë që mund të ndodhë si pasojë e vendimit që Kushtetuesja do të marrë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pas konsultave që do të marrë nga Komisioni i Venecias, mësohet se Rama ka udhëzuara vartësit e vetë që të përgatit sikur zgjedhjet vendore të mbahen nesër.
Madje, sikundër pohuan të njëjtët burime, lëvizjet e fundit të Gjykata Kushtetuese, e cila ka nisur shqyrtimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, i kanë dhënë shkak shefit të socialistëve që të karikojnë vartësit e vetë. Nga ana tjetër, burime nga selia rozë, theksuan se kryesocialisti Rama është i pakënaqur nga puna e disa kryebashkiakëve socialistë, sikundër është edhe rasti i atij të Vlorës, Dritan Leli, për të cilën socialist janë mobilizuar dhe kanë nisur sulmet, duke nënkuptuar se kërkon ndryshime dhe zgjedhje vendore.
Megjithatë, sinjalet se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme vendore, i ka dhënë edhe vetë kryeministri Edi Rama pak ditë më parë. Teksa ishte i ftuara në një studio televizive, pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Rama u pyet nëse do të bashkëpunonte me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Prerë dhe qartë, zoti Rama u shpreh i hapur për çdo lloj bashkëpunimi me PD-në, duke përfshirë edhe bashkëqeverisjen e ribërjen e zgjedhjeve vendore.
“Çdo bashkëpunim fillon me frymë. Unë nuk kam asnjë kufi. Asnjë kufi nuk kam. Nuk kam asnjë vijë të kuqe. Unë jam përballë PD-së. Opozita shqiptare është PD. I gatshëm të bashkëpunoj pa kufi me PD-në. Të ulemi dhe të ndërtojmë parimet e këtij partneriteti. Nuk kam më asnjë kufi”, u shpreh Rama.
Më herët gjatë një takimi që bëri me deputetët e dy grupeve parlamentare të atyre aktual dhe të atyre të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama ua bëri të qartë vartësve të vetë që të përgatiten për zgjedhje vendore, madje edhe për ato parlamentare të vitit 2025.
“Ju duhet të punoni tani për zgjedhjet vendore dhe për zgjedhjet e vitit 2025. Të analizoni mandatin e dytë për të kuptuar se si duhet të reformoni qeverisjen dhe strukturën e PS”, i tha Rama, deputetëve socialistë në mbledhjen e 10 maj.
Diskutime rreth kësaj post