Presidenti Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Në rrjetet e tij sociale Meta ka publikuar një video me 10 fakte nga votimet e 30 qershori që qytetarët nuk i dinë.
“Kurrë më votime moniste në Shqipëri!
Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.
Kurrë më votime moniste në Shqipëri!
Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo”, – shkruan presidenti Ilir Meta.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, dy ditë më parë vendosi ti kërkojë një mendim Komisionit të Venecias në lidhje me votimet moniste të 30 qershori 2019.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post