Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka. Sipas të dhënave, shkaktari kryesor i këtij problemi mbetet sasia e mangët e ujit, ndjekur nga ngrënia e ushqimeve shumë të kripura ose të ëmbla.
Shkaktarë të tjerë janë mungesa e aktivitetit fizik, ndërhyrjet kirurgjikale për rënie në peshë, mbipesha dhe infeksionet. Rreziku i formimit të gurëve në veshka është i lartë edhe falë konsumit të sheqerit.
Si formohen gurët në veshka
Akumulimi i një numri të madh mbetjesh dhe rënia e nivelit të lëngjeve në trup, nxit formimin e kristaleve. Këto të fundit bashkohen më masa të tjera të forta dhe krijojnë gurët në veshka. Gurët mund të qëndrojnë në veshka ose të rrugëtojnë nëpërmjet traktit urinar. Nëse gurët janë të mëdhenj, gjatë lëvizjes ato shkaktojnë dhimbje.
Nëse janë të vegjël, ato dalin nga organizmi pa dhimbje. Për të parandaluar formimin e gurëve, njeriu duhet të pijë shumë ujë dhe lëngje të tjera. Nëpërmjet këshillave të mëposhtme do të mund të shmangni formimin e gurëve në veshka.
Çfarë duhet të shmangni dhe çfarë duhet të konsumoni
-Shmangni ushqimet me shumë kalçium
-Shmangni ushqimet me shumë kripë
-Konsumoni më pak ushqime me proteinë shtazore
-Mos konsumoni sojë, lajthi, shqeme, kikirikë, bajame, çaj të zi dhe spinaq
-Konsumoni limon. Limoni përmban acid citrik që shkrin kristalet e kalciumit
-Shalqini është i mirë sepse stimulon heqjen e gurëve në veshka.
-Kaliumi shkrin gurët në veshka.
-Pini një gotë me ujë përpara se të flini dhe kur të zgjoheni.
-Lëngu i mëposhtëm sipas udhëzimeve, do ju vijë në ndihmë në trajtimin natyral të gurëve në veshka. Ky lëng është i rekomandueshëm edhe për gurët në tëmth.
Receta e lëngut kundër gurëve në veshka dhe tëmth
Përbërësit:
*4 thela shalqini pa lëkurën
*1 limon i qëruar
*1 portokall i qëruar
*1 mollë
*4 kuba akulli ose pak ujë sipas dëshirës
Mund t’i shtoni gjethe majdanozi nëse dëshironi
Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser dhe pijeni menjëherë. Efektet e kësaj pijeje janë të shpejtë dhe domethënëse. Këtë lëng mund ta pini çdo ditë për rreth 20 ditë dhe ta përsërisni për disa muaj deri sa të vini re përmirësime.
Diskutime rreth kësaj post