Enkelejd Alibeaj u shpreh sot se vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias, në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit 2019, e shikon si një shtyrje tjetër, ku sipas tij, vendimi duhej dhënë një orë e më parë nga kjo gjykatë.
“Interesi ynë ka qenë më i madh. Vendim i vonuar për një palë zgjedhje që janë bërë 2 vjet më parë, nuk jam i lumtur që po përdoret një shtyrje tjetër. Publiku kërkonte një orë e më parë vendimin nga Gjykata Kushtetuese”, tha ai.
Alibeaj thekson se ka pasur një lloj presioni nga pushteti dhe media për të vendosur në presion Gjykatën Kushtetuese pse e çoi vendimin në Venecia, ku ai e sheh atë si shpëtimtarin politik.
“Një gjë që kam konstatuar, dje kam parë një lloj axhitimi të mediave. Siç duket, nuk e duan Venecian që të shprehet, duhet të kemi parasysh një gjë që raporti i Komisioni i Venecias ka folur për presidentin e Republikës. Çështja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve. Një nga pretendimet e Ademit ishte dekreti, është vetëm njëri, ka edhe shumë pretendime që ato zgjedhje nuk i përmbushën standardet. Ajo që është e rëndësishme është që një lëvizje e pushtetit për të vendosur në presion Gjykatën Kushtetuese, pozicionimi i pushtetit dhe e pasuar nga ky sulm mediatik që i bëhet gjykatës që pse e çoi në Venecia ku ne kemi parë si shpëtimtar politik. Ne do të duhet të presim, se çfarë opinioni do të duhet të mbahet. Unë do të dëshiroja që vendimi të jepej se ne jemi pjesa më e dëmtuar ato nuk ishin zgjedhje, por votime”, – u shpreh Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post