Arian Çani ka debatuar ashpër me ministrin Blendi Klosi. Klosi i tha se me fjalët e Çanit i bie të dorëhiqet.
Deklarata e Klosit:
“Kjo i bie unë të jap dorëheqjen tani dhe ta mbyllim. Cdo gjë është relative. Ishalla nuk e përkthejnë në gjuhë të huaj këtë që thoni ju, se e bëtë si anti-reklamë. Ato që thatë nuk qëndrojnë. Himara ka trajtim të ujrave të zeza, Vlora ka, Durrësi, Shëngjini, Velipoja. Cilësia e ujrave ka ndryshuar kryekëput. Unë flas si zyrtar. Ju flisni nga studio, unë sot në mëngjes isha në Sarandë dhe Shëngjin. Diskutuam me hotelierë atje, super biznes në Sarandë. Po ashtu edhe në Shëngjin fantastike. Kam takuar gjithë hotelierët. Nuk është ë vërtëtë që nuk ka ujë, drita parking. Mund të qëndrojnë relativisht, por jo në absolut. Investimet në ujë, drita, infrastrukturë, janë evidente. Edhe parkingje ka. Shtimi i turistëve, ka nevojë për shtimin e infrastrukturës. Padyshim duhet rritur dhe cilësie e shërbimit”, tha Klosi.
Diskutime rreth kësaj post