Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Rudina Hajdari, ka zbuluar takimin e saj më ambasadoren franceze përsa i përket shtyrjes së negociatave.
Teksa analizoi vendimin e Komisionit Europian, Hajdari tregoi shtetin që sipas do ndërhyjë për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Deklarata e Hajdarit:
“Pata një takim me ambasadoren franceze dhe diskutuam gjatë. Presidenca sllovene do të jetë një hap pozitiv, duke marrë parasysh që është pro zgjerimit të Bashkimit Evropian. Besoj se do të jetë një aleat i fortë për të lobuar në këtë drejtim. Ka gjasa që në gjashtë muajt e ardhshëm të ndërhyjnë sllovenët, qoftë edhe me Bullgarinë. Ata kanë një histori që tregon qartë se do të investohen në këtë drejtim. Por të shohim sa do të arrijnë në gjashtë muajt e ardhshëm. Por ka shumë gjëra që duhet të ndodhin”, – tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post