Për analistin Mustafa Nano mosçelja e negociatave e ka bërë Bashkimin Europian të dështojë jo vetëm me Shqipërinë, por me gjithë Ballkanin Perëndimor.
Nano tha se tashmë çelja e negociatave në sytë e shqiptarëve e ka humbur magjinë për shkak të vonesave dhe se shqiptarë kanë nisur të shohin me dyshim Europën “si një botë që nuk kërkon që shqiptarët ti ketë brenda”.
Deklarata e Nanos:
“Në fakt po dështon me gjithë Ballkanin Perëndimor dhe jo vetëm me Shqipërinë. Unë jam dakord me atë që dëgjova nga Majlinda Bregu që këto vonesa të kërkesave të njëpasnjëshme që po i bëhen Shqipërisë për çeljen e negociatave në sytë e shqiptarëve po e humbin magjinë. Për shkak të vonesave kjo magji nuk ekziston më, shqiptarët po e shohin me dyshim dhe Europën si një botë që nuk kërkon që shqiptarët ti ketë brenda. Në këtë kuptim Majlinda Bregu ka të drejtë dhe nëse mund të quhet dështim, BE ka dështuar me Shqipërinë dhe me gjithë Ballkanin Perëndimor. Europa nuk po di si të sillet”, tha Nano.
Diskutime rreth kësaj post