Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur sot në një deklaratë se nuk është i kënaqur që ende nuk ka një datë për konferencën ndërqeveritare për integrimin e Shqipërisë dhe Maqëdonisë së Veriut në BE. Kreu i shtetit serb, e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, duke ofruar miqësinë e vendit të tij, si për Shkupin, ashtu edhe për Tiranën zyrtare.
Deklarata e Vuçiç:
“Mendoj se nuk është e drejtë edhe ndaj Tiranës dhe ndaj Shkupit si dhe ndaj qytetarëve dhe funksionarëve që udhëheqin me ato vende. Ata do të kenë mik të sinqertë në Serbi dhe do ta përmirësojmë bashkëpunimin me ata. Dua të njoftoj se do të kemi një video konferencë të rëndësishme me kryeministrat Zaev dhe Rama. Besoj se do të marrim vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe katastrofave dhe bashkërisht do të sigurojmë kalimin më të shpejt të mallrave, kapitalit dhe personave. Qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë u dëshiroj gjithë të mirat dhe jam i sigurt se ata, ashtu si ne, do të vazhdojnë me rrugën evropiane, por ne e kuptuam mirë mesazhin se duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta dhe të jemi më të fuqishëm dhe të mos presin asgjë nga askush. Ne besojmë në veten tonë dhe i çojmë para vendet tona.”-tha ai.
Disa ditë më parë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të problemeve mes Sofjes dhe Shkupit. Tashmë gjithçka do spostohet në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia.
Diskutime rreth kësaj post