Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës. Ky vendim vjen pak para zgjedhjeve që do të mbahen brenda PDK-së.
Hoxhaj pohoi se do të pushojë funksionin partiak, ai dhe Kryesia e partisë, deri në mbajtjen e Konventes më 3 korrik.
Deklarata e Hoxhaj:
“Nga ky moment ne i pushojmë funksionet tona partiake deri në mbajtjen e Konventës, dhe i vetmi organ që do të jetë funksional është grupi punues i cili do të merret me organizimin e Konventes. Dorëheqja ime dhe e kryesisë është akt demokratik statutor dhe përçon shembullin e mirë të një partie serioze, e cila do të dal më e fortë pas zgjedhjeve të 3 korrikut.” -u shpreh Hoxhaj gjatë konferencës për medie.
Diskutime rreth kësaj post