Ditën e djeshme një deklaratë e Alaudin Hamitit për Nora Istrefin bëri xhiron e rrjetit. Gjatë lojës “Thuaje ose zhytu” me Liberta Spahiun, moderatorit ju desh t’ju përgjigjej disa pyetjeve me spec ose të merrte dënimin. Në një moment, Liberta e pyeti Alaudinin se cili është personazhi publik më pa tru. Moderatori zgjodhi të mos i përgjigjet pasi nuk donte që të ofendonte askënd. Liberta zgjodhi ta bënte pak më të lehtë duke e pyetur se kush është më e ngurtë nga fytyrat publike në intervista. Kësaj here ai zgjodhi të përgjigjej dhe tha pikërisht emrin e Nora Istrefit.
Mirëpo më vonë Alaudini nuk i ka pritur mirë lajmet që kanë shkruar disa portale pas përgjigjes së tij. Për këtë arsye moderatori është detyruar të sqarojë deklaratën në lidhje me Norën. Ai shprehet se me këngëtaren ka shumë miqësi dhe përmendi pikërisht emrin e saj duke e ditur që mes tyre nuk do të kishte asnjë hatërmbetje pas kësaj deklarate, që sipas tij është shtrembëruar.
“Çfarë dreqin, nuk është e vërtetë. Të qenurit i/e ngurtë nuk do të thotë nuk di të flasë. Mos u mundoni të nxirrni gjëra jashtë kontekstit. Unë Norën e kam shoqe dhe duke ditur afërsinë me të që kemi u përgjigja sepse nuk do të ketë hatërmbetje,por jo që të shtrembërohet në këtë mënyrë”, shkruan Alaudini.
Diskutime rreth kësaj post