Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rama e ka trajtuar reformën në drejtësi me moton “të kapim drejtësinë me çdo kusht”.
Vasili thekson se kjo është e vërteta e hidhur e reformës në drejtësi.
Postimi i Vasilit:
“Te vertetat e hidhura te Reformes ne Drejtesi!
Me shume te drejte z.Elez Biberaj Drejtor i Zerit te Amerikes per Europen dhe Azine, qe ne prill te vitit 2019 thoshte se:
“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se Reformat e Drejtësisë janë dëmtuar nga korrupsioni i përhapur”.
“vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar.
“Rama është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën”, thote Biberaj.
Rama dhe rilindja reformen ne drejtesi e ka trajtuar me moton shkaterrimtare ” te kapim drejtesine me cdo kusht e me çdo çmim!”
Reforma ne drejtesi e votuar me konsensusin historik te 21-22 korrikut dhe me miratimin e Komisionit te Venecias u zhbe hap pas hapi nga rilindja.
1.Institucionet e reja u ngriten me shkelje skandaloze te ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhen anetare te tyre gjithfare personash ne dhunim te hapur me l ligjin:
a.disa, qe ONM i rrezoi si te padenje,
b.disa, qe kishin qene spiune te sigurimit,
c.disa, qe kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,
d.disa, qe kishin bere evazion fiskal.
2.Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rende Kushtetuten.
3.KED u bllokua per nje kohe te gjate ne dhunim te kushtetutes dhe ligjitme qelkimin e vetem ate te kapjes se tij nga rilindja.
4.Afatet kushtetuese te Reformes ne Drejtesi te votuar ne 21-22 korrik u shkelen te gjitha.
5.Konkurimi per vendet e reja ishte shpesh fiktiv, pa gare dhe pa numrin minimal te konkurenteve per cdo post, duke bere kontrollin e procesit nga rilindja, duke ulur dukshem cilesine dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve te reja te drejtesise.
6.SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshem te antereve te tyre.
7.Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte jane sot pa numrin e plote te funksionimit duke kaluar çdo afat kushtetues.
8.Gjate procesit te plotesimit te Gjykayes Kushtetuese u vertetua tentativa mafioze per te rrembyer anetaret e Gjykates Kushtetuese, qe ishin kompetence e Presidentit.
9.Dhjetra Ligje te Reformes ne Drejtesi jane ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, ne menyre te njeanshme, pa konsultim me Komisionin e Venecias, me nisma te qeverise dhe me nje parlament jolegjitim.
10.Asnje strategji nuk u hartua per te zgjidhur kolapsin total te sistemit gjyqesor ne te gjitha nivelet ku mungesat ne personel jane kritike dhe ku dhjetra mijra dosje kane mbetur pa u trajtuar qe nga Gjykata e Larte me 36 mije dosje e deri tek Gjykatat e te gjitha niveleve.
11.Vetingu me standarte te dyfishta u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit qe shprehej:
“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thotë Erida Skëndaj, drejtuese e KSHH-së.
Dhunimi i konsensusit dhe kapja e rrembimi nga rilindja i reformes ne drejtesi eshte denoncuar dhjetra e dhjetra here nga opozita,shoqeria civile dhe aktore te tjere.
Mbyllja e qellimshme e syve nga nderkombetaret ka sjelle zhgenjimin e madh te qytetare ku shumica derrmuse e tyre nuk besojne me te Reforma ne Drejtesi.
Kjo del qartë edhe nga përfundimet e sondazhit të dytë të realizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë muajit Shkurt 2019, në kuadër të iniciativës “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut – 2” e mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
“Studimi provon se 63.3% e qytetareve nuk e besojnë vetingun. 63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte.
62.5% e qytetareve mendojnë se vetingu nuk do ta pastrojë drejtësinë”.
Keto jane te vertetat e medha e te hidhura e te pamohueshme te reformes ne drejtesi!!!
Anashkalimi i qellimshem i ketyre te vertetave eshte thelbi i deshtimi.
Zgjidhja e vetme eshte perballja me keto te verteta, ndersa e kunderta eshte propaganda dhe patetizmi qe do te conte ne thellimin pa kthim te tyre.”-shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post