Një debat i ashpër u zhvillua sot në Kuvend mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe ministres së infrastrukturës Belinda Ballukut. Gjuzi iu drejtua ministres duke i thënë se i ka mbërritur në mesazh në telefon.
Gjuzi tha se IKMT ka shkatërruar rrugën e kishës në Kepin e Rodonit.
Kujtim Gjuzi: IKMT ka shkuar në kishën e Kepit të Rodonit dhe ka shkatërruar atje rrugën bashkë me krojet. Ky shqetësim sapo më ka mbërritur nga padre. Do t’ju lutesha të vinit instancat në lëvizje. Faleminderit që më dëgjoni shkëlqesi ministre
Belinda Balluku: Nuk e dija që IKMT shkatërron rrugët. IKMT duhet të jetë duke prishur ndonjë objekt pa leje. Jam e bindur që kisha e Kepit të Rodonit do të jetë edhe më e bukur. IKMT nuk prish rrugët se s’ka si i prish.
Diskutime rreth kësaj post