Deputeti Ralf Gjoni u shpreh sot në Kuvend me ironi për një bashkëpunim të fshehtë mes PS-së dhe PD-së. Sipas tij, PS dhe PD shmangën LSI-në dhe se tashmë ata bashkëpunojnë të dy së bashku.
“Ishin treshe, tani do të futen dyshe në krevat, kaq qesharake është bërë kjo. Këta që do të hyjnë në parlament, do të jenë kampionët e integrimit. E kampionatët burojnë nga krevati, ku dy partitë rrotullohen dyshe, jo treshe tashmë”, – tha Gjoni.
Ai theksoi se futja e tyre në parlament si opozitë ia prishi lojën e tyre treshe në krevat.
“Kemi vite që BE i referohemi si familje evropiane. Kjo nuk është më familje ky është një klub publik që po tallen me të ardhmen e popullit të Ballkanit, është e turpshme vendimi i BE-së për të penguar vazhdimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, është i turpshëm dhe nuk duhet toleruar nga ana jonë”, – theksoi Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post