Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, nisur dhe nga ultimatumi që ambasadorja Yuri Kim i dërgoi dje politikës dhe drejtësisë shqiptare.
Romeo Kara shkruan se Reforma në Drejtësi do të bëhet, do apo s’do pozita dhe opozita.
Postimi i plotë:
“Reforma do të bëhet, do apo s’do pozita dhe opozita që janë dy gjysmat e së tërës.
Hipokrizia ndaj reformës, është pikërisht e tyre.
Ata vetëm mund t’a vonojnë, por kurresesi t’a ndalojnë ringritjen e drejtësisë.
Drejtesia po vjen si nevoje jetike per kete popull dhe clirimin e sistemit politik nga pengmarrja.
Abuzimi me pushtetin dhe korrupsioni, duhet patjeter qe te perjashtohen nga afatet e parashkrimit si vepra penale.
Shqiperia perfaqeson nje rast unik te korrupsionit, gje e cila imponon marrjen e masave unike.
Korrupsioni i padegjuar qe ushtrohet ne Shqiperi, ka marre tashme fytyren e krimit kundra njerezimit dhe kjo vertetohet plotesisht, nga pasojat e njejta me genocidin, qe ky korrupsion ka shkaktuar.
Mbajtja e pushtetit dhe e kesaj statukuoje pa drejtesi me cdo lloj menyre, e cenon teresisht nocionin parashkrues te vepres penale.
Kjo do t’i hiqte nje arsye te forte atyre qe pengojne realizimin e reformes ne drejtesi.” – ka shkruar Kara.
Diskutime rreth kësaj post