Më shumë se 20 avionë luftarakë rusë dhe 2 anije të rojës bregdetare rrethuan anijen luftarake britanike ditën e sotme që lundronte pranë Krimesë, sipas BBC.
“Të paktën 20 aeroplanë po fluturojnë në qiell mbi anijen britanike”, tha korrespondenti i BBC, i cili ishte në anije para incidentit. Sipas tij, rusët e ndoqën nga afër, ndonjëherë vetëm disa metra larg anijen britanike.
Informacioni është kontradiktor për incidentin në Detin e Zi, me të dy palët që japin versione të ndryshme të ngjarjeve.
Moska tha të mërkurën se anija britanike kishte hyrë në ujërat ruse pranë Krimesë dhe për këtë shkak pati të shtëna paralajmëruese. Por ministria britanike e Mbrojtjes tha se anija e saj po lundronte në ujërat e Ukrainës.
“HMS Defender” është pjesë e flotës britanike që po zhvillon stërvitje në Detin e Zi, gjë e cila ka nervozuar jo pak Kremlinin. /Abcnews
Diskutime rreth kësaj post