Mjekja dermatologe te Klinika Vivia, Irena Savo përveç se është një doktoreshë e suksesshme, tregoi ndër të tjera së është edhe nënë e tre vajzave.
Madje, Savo ndau me publikun edhe përgjigjen epike që dha bashkëshorti i saj, kur mësoi se fëmija i tretë ishte përsëri vajzë.
“Ndonjëherë ndihem në faj. Më duket sikur nuk i jap kohën e duhur gocave, por pastaj them kam bërë një gjë shumë të mirë. U kam dhënë njëra-tjetrën. Babai ndihet i bekuar me tre vajzat. Madje kur isha shtatzënë me vajzën e tretë, e cila erdhi si një surprizë e bukur, nuk e kishim planifikuar. Edhe kur morëm vesh seksin i them:’Vajzë’ dhe ai që thotë: ‘Mos u mërzit, e kemi sistemin të ngritur, gati. Nuk e di sesi mund të jem babai i një djali”, tha doktoresha.
Diskutime rreth kësaj post