Kohët e fundit është përfolur në mediat rozë se Ori Nebijaj mund të jetë shatzënë. Aludimet nisën nga disa foto të moderatores ku barku i dukej i rrumbullakosur.
Sot në emisionin “Wake Up”, bashkë me Isli Islamin, Ori ka vendosur të reagojë për këto lajme duke mos i marrë shumë seriozisht.
“Më kishin gjetur foto vetëm me të gjera të dukej sikur ka diçka aty. A mendon se duhet të çohem në këmbë?”, – thotë prezantuesja me humor.
Teksa dëgjohen të qara bebesh në sfond, Ori tregon barkun ku në fakt dallohet qartë që ajo nuk është në pritje të ëmbël.
Diskutime rreth kësaj post