Sot, në Shkup do të mbahet Forumi i Parë Ekonomik. Mikëpritës i Forumit do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Mes pjesëmarrësve në Forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi i cili do të paraqitet nëpërmjet video-lidhjes, zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini.
Gjithashtu do të marrin pjesë ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiç, guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska, ministrja e Financave të Shqipërisë Anila Denaj, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqës të institucioneve të tjera financiare si brenda dhe jashtë vendit.
Nga qeveria e RMV-së thonë se qëllimi i Forumit Ekonomik në Shkup është të rritet në një takim të nivelit të lartë të liderëve më të fuqishëm politik lokal dhe ndërkombëtarë dhe afaristë në prag të sfidave të vazhdueshme me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, por edhe rajoni më i gjerë.
Diskutime rreth kësaj post