Jo të pakta kanë qenë gafat apo lapsuset e deputetëve të opozitës parlamentare që kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave dhe të qytetarëve.
Edhe sot në këto ditë të nxehta vere, ku i nxehti afrikan ka pushtuar vendin, nuk kanë munguar komentet pikante të njërit prej tyre, Selami Jenisherit.
Ai thotë se në mënyrë që qytetarët të përballojnë sa më lehtë këtë të nxehtë duhet të kenë një qeveri më të përgjegjshme, në mënyrë që të firmosë ndihmat humanitare që OKB ka vënë në dispozicionin tonë, në mënyrë që qytetarët të munden të blejnë kondicionerë.
“E vetmja mënyrë për të përballuar këtë temperaturë të lartë është të kemi një qeveri të përgjegjshme, e cila ndihmat humanitare që janë vënë në dispozicion të shqiptarëve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara prej më shumë se 140 milionë euro, t’ia japi popullit që të kenë kondicionerë dhe ta kalojnë këtë të nxehtë më kollaj”, – thotë Jenisheri.
I pyetur nëse duhet të hiqen nga Parlamenti kondicionerët dhe t’u shpërndahen qytetarëve, Jenisheri tha se kjo nuk mund të ndodhë sepse ai institucion duhet ta ketë atë komoditet.
“Jo, kondicionerët në parlament janë në gjendje pune non stop dhe ai institucion duhet ta ketë atë komoditet, por ne si deputetë duhet të punojmë për ata njerëz që janë në minimumin jetik dhe ndihmat OKB na i ka vënë në dispozicion dhe ne nuk i firmosim”, – deklaroi Jenisheri.
Diskutime rreth kësaj post