Toka nuk po gjen qetësinë e duhur, raportohet se Peruja është tronditur nga një tërmet i fuqishëm prej 6 ballësh. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë të martën rreth orës 21:54, me epiqendër rreth 100 kilometra larg nga kryeqyteti Lima.
Mediat shkruajnë se banorët dolën në rrugë të tmerruar nga tërmeti, sipas raportimeve të Agjencisë Franceze të Lajmeve. Nuk dihet ende nëse tërmeti ka shkaktuar viktima apo dëme të mëdha materiale.
Diskutime rreth kësaj post