Gjatë mesnatës dy tërmete të njëpasnjëshëm kanë tronditur Greqinë. Mediat greke shkruajnë se lëkundja e parë me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka pasur si epiqendër qytetin e Nisyros, në Dokekanez.
Zougla.gr shkruan se Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar (EMSC) ka njoftuar se tërmeti ka qenë me një thellësi të vogël prej rreth 2 kilometrash, por ëstë ndjerë shumë. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale, pavarësisht lëkundjeve të forta.
Tërmeti është regjistruar në orën 01:14 të mesnatës, ndërsa disa minuta më vonë është shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter, me një epiqendër 24 km në jugperëndim të Tilos dhe një thellësi prej 10 km. Edhe kjo lëkundje ishte e fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter, por sërish ka kaluar pa dëme.
Diskutime rreth kësaj post