Kjo e martë do të shënojë pikënisjen e valës afrikane mbi vendin tonë. Temperaturat sot do të kapin vlerën 40°C, në qytetin e Elbasanit dhe Beratit.
Ditë e nxehtë do të jetë edhe në Tiranë, Fier e Gjirokastër, përkatësisht 38 dhe 39 gradë celcius. Megjithatë, nesër, e mërkurë, priten temperatura përvëluese në vendin tonë të cilat do të kapin shifrat e 43 gradëve.
Lajm i mirë është për ata që ndodhen me pushime në bregdet, pasi i nxehti do të zgjasë disa ditë. Bajram Curri, Peshkopia, Korça dhe Pogradeci janë vendet më të freskëta me temperatura 34 dhe 35 gradë.
Diskutime rreth kësaj post