Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli është shprehur se e priste rezultatin e zgjedhjeve të 13 qershorit.
Ish-kandidati për kryetar të demokratëve tha se ishte ai që i solli sadopak garë PD në një përpjekje për të oksidentalizuar partinë.
Kadilli refuzoi pas zgjedhjeve të uronte Bashën për fitoren, por thotë se tashmë i uron që atë që nuk bëri në dy mandatet e para ta bëjë në të tretin duke i dhënë vizion demokratëve për të ardhmen dhe ta bëjë një parti ku të gjithë të gjejnë veten e të japin ide.
PYETJA: A jeni i zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve në PD?
KADILLI: Ishte një rezultat i pritshëm, tendenca u duk që në fillim, gara ishte e pabarabartë. Mëse e kuptueshme që një kryetar që drejton prej 8 vitesh ka një marrëdhënie politike e emoiconale, me anëtarësinë.
Vjen pas një gare politike intensive, shto dhe pabarazitë, administrata, ne në Shqipëri nuk vemë mënd, për mua ishte e pritshme. E pranova si garë të pabarabartë. Më shumë se garë ishte sfidë. Unë i ktheva sadopak një garë PD.
Sot s’ka një demokrat që të thotë që nuk mund të zgjidhte. Mua, dy rivalët e tjerë apo Basha. Ne jemi viktimë të zgjedhjes.
PYETJA: Pse i hytë kësaj gare?
KADILLI: Legjitimoj të menduarit, ndryshe, kritike në parti. Partitë s’mund të jenë monolite. Për fat të keq shoqëria shqiptare nuk ka prodhuar ambientin për të krijuar alternativa në parti, janë ende klube orientale. Kjo është përpjekje për të oksidentalizuar PD.
KADILLI: Nuk është vetëm çështja kush e drejton partinë, normalisht ajo i vë vulën. Partitë tona dominohen nga kultura e njëshit, të fortit ku mblidhet gjithë energjia. E rëndësishme përtej kësaj është çfarë bën kryetari i zgjedhur me partinë. Sa i zoti është ta drejtojë në fitore. Nëse dikush konfirmohet, ne duhet si PD dhe vetë kryetari ti kërkojmë drejtimin, cili është drejtimi, të jemi ajo parti që ishim apo do kemi një version të ri tek e ardhmja.
Morët shumë mirë rastin e Ramës, është kryeministër, sillet si kryeministër edhe brenda partisë. Sjellja e tij brenda partisë është më agresive se si kryeministër. Si emëron e shkarkon anëtarët brenda kryesisë, është më autokratik se në qeveri. Me agresivitet të shtuar vepron në kryesi. Edhe Basha kështu sillet. Si kryeministër në hijë që emëron e shkarkon. Uroj kjo kulturë të marrë fund.
Kjo nuk është për një klub idesh, por secili të gjejë idenë dhe veten, secili demokrat të sjellë një ide. Këtë hapësirë politike ka shansin ta bëjë opozita shumë më tepër se mazhoranca. Basha nuk e ka bërë në dy mandatet e para, uroj ta bëjë në mandatin tretë.
Diskutime rreth kësaj post