Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), pas mbledhjes për pezullimin e gjyqtares së “Tik Tok-ut” Enkeleda Kapedani, do të mblidhet nesër për të pezulluar nga puna prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.
Ai u arrestua disa ditë më parë për “korrupsion” ndërsa sot Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën “arrest me burg”.
Prokurori është nën akuzë se ka shpëtuar nga ndjekja penale shtetasi Emiljano Mirani i cili ishte akuzuar për plagosje të lehtë me dashje.
Referuar njoftimit zyrtar të SPAK, bëhet me dije se hetimet kishin nisur për disa vepra penale, kryesisht “trafik droge” dhe “grup kriminal”, dhe më pas janë zbuluar dy skema të tjera.
Sali Hasa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ka qenë një dosje që ai kishte në dorë dhe po bënte hetime, e cila “i ka bërë gropën” prokurorit të Sarandës.
RENDI I DITËS:
1. Diskutim/miratim i relacionit, për pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime).
Diskutime rreth kësaj post