Ish-ministri në qeverinë ‘Berisha’, Tritan Shehu foli për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, duke i konsideruar ato me standardet më të mira.
Kur u pyet se si ndihet kur dëgjon të njëjtat akuza që i bëri opozita mazhorancës, t’ia bënin kandidatët për kryetar partie vetë Partisë Demokratike, Shehu u përgjigj:
“U çudita dhe më erdhi keq që dëgjova të tilla gjëra. Mund të isha dakord te pjesa që procesi i zgjedhjes së kryetarit ishte i parakohshëm. Qëndronte, por ama mos të harrojmë se çështja shpërtheu nga vetë kandidati që shpalli kandidaturën pa mbaruar numërimi i votave dhe nga kreu i Këshillit Kombëtar që kërkoi dorëheqjen e kryetarit. U krijua një divizion brenda partisë kundër kryetarit, gjë që detyroi partinë të mbante sa më shpejt zgjedhjet. Unë kam kundërshtuar datën, por vetë kandidatët nuk e kundërshtuan aspak. Sa i përket procesit, me bindje të plotë them se ishte proces që respektoi standardet demokratike”.
“Tani duhet të mendojmë se si të punojmë së bashku për t’iu kundërvënë këtij regjimi që ka për qëllim ta largojë vendin nga Perëndimi”, – shtoi Shehu në studion e “Ditari” në A2.
Diskutime rreth kësaj post