Avokati Idajet Beqiri, ka zbuluar se ka qenë tifoz i Gjermanisë në të kaluarën, por tani bën tifo për Belgjikën. Beqiri për Europianin, u shpreh se Italia nuk ka qenë kurrë në këtë formë.
“Isha fëmijë dhe fëmijët anojnë nga vëllezërit e mëdhenj. Ai ishte me gjermanin dhe unë u bëra me gjermanët, për shumë shpejt bëhet fjalë. Kam qenë me Gjermaninë, por tashmë janë të dytët në zemrën time, pasi mbështes Belgjikën.
Italia ka qenë Itali gjithmonë në futboll. Duhet respektuar për atë që ka arritur. Gjermani-Itali kanë qenë gjithmonë përballje të mëdha. Itali nuk ka qenë kurrë në këtë formë si këtë herë. Ka miell për të gatuar, në mendimin tim. Italisë ia kishim frikën te Gjermania, pasi mund të bësh lojën e mirë, por ata dinë të bëjnë hesapet e mira dhe të godasin atje ku të dhemb më shumë. Këtë herë nuk bëjnë vetëm këtë, por kanë bërë një ekip të madh.”, – u shpreh Beqiri në emisionin “EuroZone” në MCN TV.
Diskutime rreth kësaj post