Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër për situatën në 10 vitet e fundit në bregdetin e jugut. Sipas Manjanit, në verë qeveria fillon punimet, në kulmin e pushimeve.
Ai shprehet se në këtë periudhë bëhen të gjalla dhe Tatim-Taksat,Taskforcat, policia dhe OSHEE.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
“10 vitet e fundit kemi qenë banorë të rregullt në bregdetin e jugut. Në të gjitha vitet njësoj kemi parë e përjetuar zhurmën e matrapikut, betoniereve, ekskavatorëve, rrulëve e makinerive të rënda që punojnë fort në qershor-korrik-gusht!!!
Rrugë të shkepura, gropa të hapura për themele, kantiere ndërtimi, publike dhe private, të gjitha bëhen në verë. Edhe shembjet e ndërtimeve ndodhin në verë. Në kulmin e pushimeve. Madje të shtunën e të dielën. Bash ato ditë kur njerëzia sulen në bregdet.
Në verë bëhen të gjalla edhe Tatim-Taksat,Taskforcat, policia pa bojë e DPSHTRR dhe pa dyshim edhe DJ-OSHEE.
Në janar-shkurt-mars-prill-maj e në vijim, në shtator-tetor-nëntor- dhjetor jeta pushon. Puna në kantere mbyllet. Eskavatorët fiken. Punojnë vetëm ata pa leje. Rrugët mjaftojnë edhe ashtu të ngushta nga lënia në mes…
Duket sikur më shumë duhet treguar, pra duhet bërë show se “po punojmë”… Njësoj, si shteti ashtu dhe privati.
Tani jemi mësuar. Nuk e konceptojmë dot më detin pa zhurmën e matrapikut. As me rrugë 100% të mbyllura.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post