Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me lajmin, ku thuhej se mjekëve specializantë iu ndërpritej kontrata. Përmes një mesazhi në rrjetin social, Vasili thekson se ky është një vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant.
Ai pohon më tej se pretendimi i Ministrisë se Shëndetësisë se keta duhet marrin miratimin paraprak te saj eshte i trashe dhe pa kuptim.
Postimi i Vasilit:
“Qindra mjekeve specializante rilindja u nderpret Kontraten e Punes!
Nje Vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u nderpret mjekeve specializante kontraten e punes. Kush kupton fare pak mjeksi dhe njeh realitetin e perditshem te spitaleve tona dhe e di shume mire ngarkesen dhe rolin e mjekeve specializante.
Pretendimi i Ministrisë se Shendetesise se keta duhet marrin miratimin paraprak te saj eshte i trashe dhe pa kuptim.
Çdo lek qe kane marre deri tani specializantet është miratuar nga Ministria se Drejtorite Rajonale nuk i kane paguar nga xhepi i tyre. Dokumentet e mëposhtme tregojnë gjithshka.“-tha Vasili.
Diskutime rreth kësaj post