Ditën e sotme në Pallatin e Kancelarisë Federale në Vjenë të Austrisë është mbajtur Samiti i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, nën organizimin e Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz.
Por në këtë takim ka munguar kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është ndodhet në Francë dhe do të zhvillojë atje takime me zyrtarë të lartë francezë, me synimin që të marrë “OK” edhe nga Franca për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor Rama është zëvendësuar jo nga zv.kryeministri Erion Braçe, por nga ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në Samitin e mbajtur në Vjenë theksi është vendosur te investimet në infrastrukturë, ndaj kjo ka qenë një nga arsyet se pse Rama ka vendosur që të përfaqësohet në Vjenë me Ballukun.
Diskutime rreth kësaj post