Adrola Dushi ka bërë së fundmi një postim në rrjete sociale, që është keqkuptuar nga një pjesë e ndjekësve të saj. Modelja e njohur është shprehur e revoltuar për shqiptarët, që sipas nuk dinë ta përdorin në dobi të vetes demokracinë dhe lirinë.
“Ne si shqiptar nuk dimë ta menaxhojmë lirinë dhe demokracinë. Çohu Enver na bëj derman!”, – shkruan Adrola në një postim.
Fraza e fundit nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk e kanë kuptuar se çfarë ka dashur të thotë modelja përmes saj. Për këtë arsye ajo është detyruar të japë një shpjegim publikisht për deklaratën e saj.
“Për storyn paraardhës, thirrja “Çohu Enver” është absolutisht figurative dhe kjo nuk do të thotë që unë preferoj regjimin komunist apo totalitarist, kjo ishte thjesht për të shprehur shokun tim emocional/mendor sa i përket ndodhive banale që ndodhin në vendin tonë. Duke u përpjekur për të qenë si bota, po ngatërrojmë vlerat, talentin me banalitete dhe imazhin sipërfaqësor që po përpiqemi të shesim. Edhe pse është frazë kontradiktore për ne shqiptarët, kjo që unë përmenda nuk është në ligjeratë të drejtë por figurative sic e thashë dhe po e përdor në një moment të caktuar ku shoqëria jonë po kalon episode të rënda si jetësore, ashtu edhe kulturore”, – shkruan Adrola në postim.
Diskutime rreth kësaj post