Analisti Alfred Peza ka komentuar zhvillimet e fundit politike.Ai ka folur për ndryshimin e administratës së Joe Biden me atë të Trump duke treguar edhe lëvizjet e fundit drejt Shqipërisë, përfshirë edhe shpalljen non grata të Berishës. Sipas tij, priten emra të tjerë.
Pjesë nga biseda:
Alfred Peza: Nisur për nga dinamika që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur personat non-grata në Shqipëri, në lidhje me urdhrin e fundit të Joe Biden, besoj personalisht që në javët në vazhdim do të ketë persona të tjerë të rëndësishëm në fushën e politikës, që do të goditen në Shqipëri, të nivelit të Sali Berishës apo afër tij, në pikëpamje të asaj që përfaqësojnë politikisht. Jo vetëm në fushën politike, por edhe në fushat e tjera.
Eni Vasili: Të tipit.
Alfred Peza: Po, mund të jenë të fushave të tjera. Jo më larg se sot edhe vetë ambasadorja Kim theksoi se edhe një kategori tjetër për të cilët SHBA-të do të tregohen shumë të kujdesshëm.
Eni Vasili: Pra, mediat biznes, oligarkë, nuk e di…çfarë quan sektorë të tjerë.
Alfred Peza: I përmende disa ti.
Eni Vasili: I përmenda, në këtë….
Alfred Peza: Gjykoj që kjo verë do të jetë shumë e nxehtë, jo vetëm për nga temperaturat…
Diskutime rreth kësaj post