Aktivistja dhe ish-zyrtarja e LSI-së Brizida Gjikondi komentoi vendimin e DASH-it për të shpallur non-grata në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjikondi tha se vetëm një goditje nga Amerika mund t’ia reduktonte pushtetin dhe poshtëronte dinjitetin politik Sali Berishës.
Komenti i Gjikondit:
“Ndihej në ajër që do të tronditej politika shqiptare. Është për të ardhur mirë në një anë, por edhe për të të ardhur keq, që gjithmonë është faktori ndërkombëtar që na ndihmon ne shqiptarëve. Nuk kemi ne aq vetëreagim, jemi shumë të kapur me fije me njëri-tjetrin për të arritur dhe për të bërë këtë gjë që bëri Amerika. Unë mendoj që vetëm një goditje nga Amerika mund t’ia reduktonte dhe poshtëronte dinjitetin politik Berishës. Për mua kjo është fitore morale e të gjithë njerëzve që mendojnë që Berisha është autori i shtrembërimit të demokracisë 30-vjeçare shqiptare dhe ky është një ndëshkim mëse i merituar, i vonuar për ne që kemi kaluar 30 vjet të jetës sonë në këtë lloj deformimi dhe në këtë lloj klime vëllavrasëse. Më në fund shkoi haku tek i zoti ose te parimet universale, te parimet e Perëndisë, të moralit që mori atë që meritonte dhe kështu duhet të funksionojë historia e njerëzimit dhe ajo e Shqipërisë që s’duhet të jetë ndryshe nga historia e njerëzimit”, u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post