Përgjatë kohëve të fundit në rrjet është përfolur se Rudina dhe i shoqi po kalojnë një krizë martesore, por si është e vërteta?
E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo, ajo tregoi se distanca katër vitet e fundit e ka bërë të vështirë marrëdhënien e tyre.
Deklarata e Hajdarit:
“E para, unë jam munduar që ta mbaj sa më larg opinionit publik, syrit publik sepse ai ka vendosur vetë që të mos jetë pjesë e kësaj. Jam munduar gjatë gjithë kohës që t’ia plotësoj atë dëshirë, por nga ana tjetër mundohem të jem sa më transparente me publikun, sa më e sinqertë. Largesa nga Amerika, duke jetuar në Shqipëri këto katër vitet e fundit e ka bërë goxha të vështirë raportin tonë, por mendoj se dhe ky është një proces. Ajo çfarë është e rëndësishme për ne është që të kemi vajzën dhe të jemi sa më mirë me të dhe ia dalim shumë mbanë për këtë gjë”, tha Rudina.
Diskutime rreth kësaj post