Analisti Shpend Gashi u shpreh se asnjë nga kandidatët për kreun e PD-së nuk ka dhënë një formulë se si do të mundet Rama.
Gashi tha se Basha fitoi me kontestime, ku shumë anëtarë të partisë nuk e kanë gjetur veten në listat e partisë, kjo do të jetë një gjë që do t’i shërbejë vetëm egos së Bashës dhe jo PD-së. Sipas tij, Berisha nëse do mund të kthehet direkt në krye të PD-së.
Deklarata e Gashit:
“Si një humbës në seri i zgjedhjeve dhe vetëm fitues brenda partisë, nuk mund të jesh reformues i një partie. Nga cfarë kam parë unë, asnjë nga kandidatët për kreun e PD-së nuk ka dhënë një formulë se si do të mundet Rama. Basha mori të vetmen fitore plebishitare brenda partisë. Ndoshta kjo është fitorja që artikulonte në 26 prill dhe duhet sikur saga e gjithë humbjeve sikur eklipsohet. Zgjedhjet në PD në fakt ishin formale, sepse nuk kishte një menazhimin të garës në substancë. Në aspektin e realitetit tonë, kemi pasur së paku vetëm zgjedhje në një parti, gjëja e vetme që duhet përshëndetur në këtë aspekt.
Basha fitoi me kontestime, ku shumë anëtarë të partisë nuk e kanë gjetur veten në listat e partisë, kjo do të jetë një gjë që do t’i shërbejë vetëm egos së Bashës dhe jo PD-së. Ndërkohë edhe Berisha nga ana tjetër tha se nuk e përjashton si mundësi për tu rikthyer në krye të PD-së. Berisha nëse do mund të kthehet direkt në krye të PD-së. Por unë më shumë e shoh këtë deklaratë edhe si një thirrje ndaj SHBA-ve se mund të përdorë gjithë fuqinë e vet juridike dhe në raport me të drejtën e tij. Po ashtu, e shoh edhe si një tërheqje veshi ndaj Bashës lidhur me një mundësi bashkëpunimi me Ramën”, tha Gashi.
Diskutime rreth kësaj post