Ish-deputetja Rudina Hajdari ka folur për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Hajdari tha se ajo nuk është në gjendje të komentojë një vendim të tillë dhe se raporti me Amerikën nuk duhet cënuar.
Komenti i Hajdarit:
“S’jam unë e aftë të komentoj veprimet e DASH. Kanë arsyet e veta që arrijnë në këtë përfundim por unë si Rudinë nuk jam në gjendje të komentoj mbi një vendim të atillë. Them se duhet të japim pak kohë dhe të mos reagojmë shpejt. Nëse kanë bërë gabime në këtë vendim, duhet punuar, por nëse këto janë akuza që janë të forta, atëherë duhet bërë sa më transparente, por raporti ynë me Amerikën nuk duhet cënuar asnjëherë. Sot më shumë se asnjëherë i duhet opozitës ky raport i shëndoshë,” tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post