Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i tha homologut të tij amerikan Joe Biden, se Turqia nuk do të heqë dorë nga furnizimi me sistemin mbrojtës raketor rus.
Biden dhe Erdogan u shprehën optimistë pas takimit të tyre në Bruksel më 14 qershor, megjithëse aleatët e NATO-s nuk njoftuan ndonjë përparim të madh në mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, shkruan The Economist.
“I thash Bidenit se ata nuk duhet të presin ndonjë qëndrim tjetër të Turqisë në lidhje me F-35 (aeroplanët amerikanë) dhe sistemin S-400 (sistemi rus). Ne bëmë atë që duhej, paguam paratë e nevojshme për F-35”, – u tha Erdogan gazetarëve gjatë një fluturimi nga Azerbajxhani.
Blerja e sistemit S-400s nga Ankaraja, ka tensionuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s.
Ata kanë shqetësime se armatimi rus nuk është në përputhje me sistemin e aleancës dhe mund të kërcënojnë avionët luftarakë F-35 të SHBA-së. Megjithatë, Turqia i ka hedhur poshtë këto pretendime.
Diskutime rreth kësaj post