Analisti i njohur Arben Meçaj është shprehur i bindur se në krye të PD-së është Sali Berisha, të cilin e quan si “udhëheqësi shpirtëror”, e ndërsa e cilëson Lulzim Bashën si një “vartës” i tij që zbaton me përpikmëri urdhrat e tij.
Si ish-themelues i kësaj partie, Meçaj thotë PD është shndërruar në një “sekt” dhe nuk funksionon më si forcë politike.
“Basha është i zgjedhur nga Berisha dhe duhet të kuptojmë, PD nuk zgjedh kryetar dhe ai fiton pavarësinë, ka marrë përmasat e një sekti, që ka udhëheqësin shpirtor që dirigjon procesin, pastaj ka ndërtuar një bord për të menaxhuar direktivën dhe në krye të bordit, vendos një njeri. Basha nuk ka forcë se nuk është zgjedhur në atë formë, kryetari është dhe do të jetë Berisha i dukshëm apo i padukshëm”, tha Meçaj.
Diskutime rreth kësaj post