Gjatë një interviste televizive, ish-presidenti Bujar Nishani, i pyetur se kujt po i bën shantazh Berisha me deklaratat për rikthim në krye të partisë, tha se nuk është ndaj Bashës, por për anëtarësinë e PD.
“Nuk është ndaj Bashës. Është një lloj presioni, unë e njoh adresimin e tij publik. Mesazhi i Berishës nuk është për Bashën drejtpërdrejt por për anëtarësinë e PD. PD është sot në ditë të hallit dhe po vazhduat kështu jam edhe gati të bëj një sakrificë. Ajo që është fakt real që për herë të parë në historinë e saj PD mbetet tre mandate të opozitë,” – u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post