Rikonfirmimi në krye të PD-së ishte objektivi më i lehtë për Lulzim Bashën. Kryetari në garën e 13 qershorit duhej të jepte shembullin për zgjedhje model brenda partisë së tij ndryshe nga 25 prilli që vetë Basha e cilëson masakër elektorale.
Me rikonfirmimin në krye të PD-së, analisti Afrim Krasniqi u shpreh se Basha do ketë një detyrë akoma më të vështirë se në të kaluarën, të mbajë partinë e bashkuar.
Deklarata e Krasniqit:
“Sfida kryesore është për t’u shndërruar në parti për të krijuar mekanizma, për të shkuar në parlament dhe për t’u sjellë në mënyrë konstruktive”, tha Krasniqi.
Diskutime rreth kësaj post