Vendi ynë u zgjodh katër ditë më parë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB. Kështu, Shqipëria do të jetë pjesë e “gjashtë të mëdhenjve”, 5 prej të cilëve janë anëtarë të përhershëm.
Në lidhje me këtë arritje të vendit tonë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se ka qenë qeveria e tij në vitin 2009 që hodhi kandidaturën.
“Ne vitin 2009 Shqiperia hodhi kandidaturen per anetare te perkohshme Keshillit te Sigurimit te OKB per vitin 2022”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.
Shqipëria mori 175 vota pro nga 190 shtete që morën pjesë në votim, ndërkohë që së bashku me Shqipërinë u zgjodhën anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB edhe Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Diskutime rreth kësaj post