Analisti Shpëtim Nazarko, ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka folur për deklaratën e Sali Berishës dhe takimin prej dy orësh në zyrën e Bashës, pas votimit për kryetar të PD-së.
Komenti i Nazarkos:
“Unë kam thënë, ditën që do humbë Berisha unë do të qaj, por jo për Berishën për racën time prej fshatari. Berisha është një njeri i lexuar, ai e di që nuk mund të kthehet kurrë në PD. Janë dyert të mbyllura, vetë Berisha e di që koha e tij është e tejkaluar. Ndërsa Basha që gjendet në këtë pozicion e ka problemin më të madh, sepse shumë palë janë duke bërë sehir.
Në shtator surprizat mund të jenë me historitë e SPAK. Pritet të nxjerrë peshq të mëdhenj. Pas goditjes së Berishës, shkarkimit të Metës kemi goditje të rëndë të opozitën dhe imagjino nëse nuk fitonte as Basha. Unë nuk çuditem nëse përplasen në qeli ministra të shëndetshëm të PS-së. Perëndimi nuk merret me stabilitetin e vendit. Në Shqipëri interesohet për ekuilibrin dinamik të vendit, sepse çdo zjarr që bie në Shqipëri merr në qafë të gjithë Ballkanin”, u shpreh Nazarko.
Diskutime rreth kësaj post